Kryetari Arifi priti në takim minisrin Aliu, i kërkon që problemet e luginasve të paraqiten në dialogun e Brukselit

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka mirëpritur sot në një takim zyrtar ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Republikën e Kosovës Liburn Aliu.

Në takim kryetari Arifi e njoftoi me zhvillimet e fundit në komunën e Bujanocit, si dhe me problemet e vazhdueshme të cilat po përballen qytetarët e Bujanocit, dhe kërkoi nga ministri Aliu që të shfrytëzojë autoritetin e tij te Qeveria e Republikës së Kosovës që problemin e pasivizimit të vendbanimeve, mosnjohja e diplomave dhe diskriminimet në shumë sfera tjera të shtrohen në bisedimet Kosovë – Serbi në Bruksel.

Kryetari Arifi gjatë takimit paraqiti edhe shqetësimin e shumë qytetarëve shqiptarë rreth masave të reja anti Covid për hyrjen në Kosovë dhe përsëri kërkoi që ai vendim të rishikohet, por gjithashtu falemnderoi ministrin Aliu që shfuqizoi vendimin për transportuesit nga Lugina e Preshevës në drejtim të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e transferimit të mjetev të ndara nga buxheti i Republikës së Kosovës për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, si dhe shfrytëzimin e tyre në projekte të caktuara në infrastrukturë, arsim, sport, kulturë e art.

Në anën tjetër, ministri Aliu shprehu interesimin që të shtyjnë sa më shumë projekte të përbashkëta ekonomike në komunat shqiptare në Luginë, veçanarisht në shtimin e mundësive të reja dhe ndërlidhjen e potencialit që kanë të rinjtë e të rejat në Luginë dhe Kosovë.

Dy delegacionet, pas përfundimit të takimit vizituan edhe shkollën e mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc, me ç’rast u njoftuan nga drejtori i këtij institucioni Zejni Fejzullahu nga afër me ecurinë e procesit arsimor, kushtet në këtë shkollë, dhe problemet e sfidat me të cilat po përballohet arsimi shqip në Bujanoc.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.