Kryetari Arifi priti në takim kampionin Shefat Isufi, e quan Ambasador të shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi sot ka pritur në takim boksierin tërnocas, Shefat Isufin.

Në takim, kryetari Arifi ka përgëzuar boksierin Shefat Isufin për titullin kampion bote në kategorinë WBF, të arritur javë më parë në Munchen në Gjermanisë.

Pas takimit, Aifi e ka quajtur ambasador të Tërnocit, Bujanocit, Luginës dhe gjithë shqiptarëve!

“Kampioni në kategorinë WBF Shefat Isufi solli titullin në shtëpi. Ndjehem krenar që Shefati po na përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare. Respekt për ambasadorin e Tërnocit, Bujanocit, Luginës dhe gjithë shqiptarëve!” – thuhet në fund të postimit.

Kujtojmë që, Shefat Isufi është shpallur kampion bote i boksit në kategorinë WBF pasi ka fituar meçin ndaj, Gregor Saruhanian./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.