Kryetari Arifi priti në takim dy këshilltarët e presidentit shqiptar, Flamur Gashi e Tedi Blushi – ju ndanë mirënjohje për angazhimin e tyre në ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës

528

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, gjatë ditës së djeshme (e dielë), ka pritur në takim dy këshilltarët e presidentit shqiptar, Flamur Gashin dhe Tedi Blushi.

“Sot (dje) pata kënaqësinë t’i mirëpres dy këshilltarët e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Ilir Meta, z. Flamur Gashi dhe z. Tedi Blushi, të cilëve i shpreha edhe një herë mirënjohjen e thellë për angazhimin e tyre në ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në instancat kombëtare dhe ndërkombëtare” – ka shkruar Arifi pas takimit me dy këshilltarët e presidentir Meta.

Ai për më shumë ka thënë se: “Me ndihmën e këtyre dy këshilltarëve, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Meta dekoroi dy personalitete të njohura nga komuna e Bujanocit, Ridvan Qazimin – Komandant Lleshi dhe Llukman Halilin, me ç’rast vizituam muzeun e komandantit dhe familjen e tij, si dhe përuruam pllakën përkujtimore të Llukman Halilit të vendosur në hyrje të Bashkësisë Lokale të Tërnocit” – ka shkruar Arifi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Tërnoc u përurua pllaka përkujtimore kushtuar veprimtatit Llukman Halilit, në ceromininë e së cilët morrën pjesë edhe dy këshilltarët e presidentit, Flamur Gashi dhe Tedi Blushi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *