Kryetari Arifi nënshkruan kontratë prej 8.2 milionë dinarëve me Ministrinë pa Portofol të Qeverisë së Serbisë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, gjatë ditës në Beograd, ka nënshkruar kontratën prej 8.2 milionë dinarëve me Ministrinë pa Partofol të Qeverisë së Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit, në të cilën, thuhet:

Gjatë ditës së sotme, kryetari Arifi ka qëndruar në Beograd për të nënshkruar kontratën prej 8.200.000 dinarëve me Ministrinë pa Portofol të Republikës së Serbisë.

Kontrata është nënshkruar për dy projekte, të cilat kohë më parë Komuna e Bujanocit ka përfituar nga konkursi i Ministrisë pa Portofol, ku njëra prej tyre ka të bëjë me përpilimin e projekt dokumentacionit për ndërtime të ulta në vlerë prej 1.200.000 dinarëve, derisa vlera tjera e projektit prej 7.000.000 dinarëve ka të bëjë me avancimin e kapaciteve për menaxhimin e mbeturinave, respektivisht blerjen e makinerisë për pastrimin e rrugëve.

Ky projekt po realizohet në kuadër të programit për mbështetje të zhvillimit për komunat e pazhvilluara (komunat të cilat bien në grupin e 4-të për kah zhvillimi), që udhëhiqet nga Ministria pa Portofol e Republikës së Serbisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.