Kryetari Adnan Salihi fton seancën e tretë të Kuvendit komunal të Bujanocit për ditën e hënë – 15 korrik, 2019

246

Kryetari i Asamblesë komunale, Dr.Adnan Salihi, për ditën e hënë – 15 korrik, ka ftuar seancën e tretë të Kuvendit komunal të Bujanocit.

Siç është publikuar në portalin zyrtar të Komunës së Bujanocit, për ketë seancë të Kuvendit komunal, janë parapa 16 pika të rendit të ditës, ndërsa rendi përfundimtar i ditës do të caktohet gjatë mbledhjes së Asamblesë komunale.

Në vazhdim, ju sjellim rendit e ditës të seancës së tretë të paralajmëruar për ditën e hënë:

  1. Propozim Vendimi mbi ujësjellësin;
  2. Propozim Vendimi mbi shpalljen e zonave erozive dhe përshkrimin e masave kundër erozive;
  3. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
  4. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës  dhe atij financiar të „NP Komunalia“ Bujanoc për vitin 2018;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës  dhe atij financiar për vitin  2018 të Barnatores;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të punës dhe atij financiar të Barnatores për vitin 2019;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc për vitin 2018;
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc për vitin 2018;
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Agjensionit turistik Bujanoc për vitin 2018;
  11. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Qendrës sportive “Rinia” Bujanoc për vitin 2018;
  12. Raporti i punës me Raportin financiar të Qendrës për punë sociale në Bujanoc për vitin 2018;
  13. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e komisionit për zgjedhje dhe emërime;
  14. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F.”Naim Frashëri” në Bujanoc;
  15. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F.”Naim Frashëri” në Bujanoc;
  16. Pyetje të këshilltarëve.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *