LuginaLajm: Kryetar, FALEMNDERIT që po na frymëzon për punë!

254

11007407_10153195362909634_156648590_nVendimi i administratës komunale të Bujanocit, mbi bllokimin e e web-portaleve kryesisht me origjinë nga Bujanoci, redaksinë e portalit LuginaLajm, vetëm se e kra frymëzuar për punë të mëtutjeshme.

Një vendim  jo normal i kryeshefit të administratës komunale të Bujanocit, Nasim Rexhepie ,e i ndikuar në plotni nga kryetari Nagip Arifi, mbi bllokimin e web-portaleve informative nga Bujanoci, ka bërë që shumë punëtor të kësaj godine, t’a gjykojnë në maksimum këtë akt, “duke vlerësuar se në administën komunale të Bujanocit tashmë është vendos regjimi i egër ndaj punëtorëve që nuk janë afër me kryetarin Nagip Arifi dhe partinë e tij, PD-në.”

Edhe përkundër që, kryeshefi, Nasim Rexhepi, ditën e premte gjatë një prononcimi për një medium tjetër nga Bujanoci, kishte premtuar se nga dita e hënë, do të bëhet e mundur “hapja” e portaleve në admnisitratën e Bujanocit, si ditët e mëparshme, mirëpo, përkundër premtimit, portalet mbeten të bllokuara dhe nuk ka pas tendencë pë lejim. Këto sjelljet e fundit të pushtetit po vertetojnë, “luftën” e pushtetit ndaj mediave kritike dhe ndaj “punës së mirfillit” të administratës komunale të Bujanocit. Muaj më parë, këshilli komunal i Bujanocit emëroi një komison për media, nga i cili doli të jetë i paligjshëm.

Nga këto veprime, shohim në masë të madhe se pushteti po pengon zbatimit e fjalës së lirë, ndaj jo që po ndihmohemi për punën që po e bëjmë, por po pengohemi në ato forma të skullpurta, që të pengohet informimi drejt i qytetarit.

Nga e tëra kjo, redaksia e LuginaLajm, thotë: Kryetar, FALEMNDERIT që po na frymëzon për punë!

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *