Kryeshefi Enver Ramadani dorëzon projekt-dokumentacionin e kanalizimit dhe sistemit fekal kryetarit të BL të Osllarës, Agim Hajredini (FOTO)

435

Sot edhe zyrtarisht, kryeshefi për investime dhe zhvillim pranë administratës komunale, Enver Ramadani, i ka dorëzuar projekt-dokumentacionin e kanalizimit dhe sistemit fekal, kryetarit të bashkësisë lokale të fshatit Osllarë, Agim Hajredinit.

Lajmin mbi ketë projekt që pritet të filloi së shpejti, e ka bërë publike, faqja e fshatit Osllarë, ku thuhet:

“Gjatë ditës së sotme në zyrën e drejtorit Enver Ramadani u bë dorëzimi i projektdokumentacionit të kanalizimit dhe sistemit fekal, projektin në fjalë e pranoi kryetari i B.L Osllarë, Agim Hajredini.

Njoftojmë banorët e fshatit Osllarë se punimet e rrjetit të kanalizimit do të fillojnë së shpejti dhe do të realizohet pjesë-pjesë.

Kujtojmë, ky projekt është projekti më i rëndësishëm për fshatin tonë dhe deri në realizimin e tërësishëm nuk do të parashihet ndonjë investim tjetër infrastrukturor” – thuhet në njoftimin e publikuar nga faqja e fshatit Osllarë./LuginaLajm/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *