Kryeministrja Brnabic paralajmëron largimin e gjendjes së jashtëzakonshme

1086

Kryeministri serbe, Ana Brnabic tha se ajo është optimiste në parandalimin e përhapjes së koronavirusëve dhe shpreson që së shpejti të përfundojë edhe gjendja e jashtëzakonshme, siç njoftoi presidenti, Aleksandar Vucic.

Kryeministrja Brnabic tha për TV Prva se masat kufizuese do të lehtësohen, por njëkohësisht paralajmëroi  se nëse numri i të infektuarve nuk do të vazhdon të zvogëlohej, masat do të rivendosen.

“Ne kemi një trend inkurajues. Përgjegjësia personale është parësore. Në mënyrë që të largohen masat kufizuese, njerëzit duhet të kenë një shkallë të lartë të organizimit personal në mënyrë që të mos përhapet virusi” – tha Brnabic.

Edhe pasi qëtë largohet gjendja e jashtëzakonshme, masat paraprake të tilla, si mbajtja e maskave, higjiena e përmirësuar dhe dezinfektimi dhe mbrojtja e pajisjeve do të jenë ende në fuqi.

“Do të jetë normaliteti ynë i ri,” tha Brnabic.

Ajo tha se testimi i koronavirusit do të vazhdojë, ndërsa numri I të testuarve dermi më sot, do të kaloj shifrën e 100,000 të testuarve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *