Kryeministri Rama: Sot, njeriu më i pasur i kombit është një plak nga Medvegja (VIDEO)

2027

Nga Thumana, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin “Open”. I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se nëse kishte pasur donacione nga të pasurit Rama tha se, për të më shumë kanë rëndësi ata që japin sikur vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Më tej, kryeministri shtoi se ka njohur njeriun më të pasur të kombit, një të moshuar nga Medvegja, i cili kishte dhuruar 10 euro. Rama tha se do të shkojë ta takojë personalisht.

Unë kam pas fatin sot që të njoh njeriun më të pasur të Shqipërisë. Është një burrë që nuk e di sa vjeç është. 80 apo 90 vjeç. I cili ishte nga Medvegja. E pashë dhe më ka lënë pa frymë. Dhe jam shumë i lumtur nga larg. Do shkoj ta takoj në Medvegjë. Ai kishte kursyer 10 mijë lekë.

Iu them biznesmenëve që është rasti i tyre i jetës që t’i bëjnë vetes një paraqitje më serioze para se të shkojnë tek Shën Pjetri. Shumë njerëz që japin 10 mijë lekë të vjetra.

Paratë do t’i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti apo një kontinenti tjetër. Nesër do të varrosen shumë njerëz fatkeq. Patriotët janë ata që bëri ai burri më i pasur i shqiptarëve. Pasaniku më i madh është ai. E ka vendin në parajsë”, tha Rama./E.B-dritare.net

https://www.youtube.com/watch?v=r_-u7uZrIhE&feature=youtu.be




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *