Kryeministri Rama: Mbështesë deputetët shqiptarë në përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin republikan, uroj KKSH-në për punën e bërë në sjelljen e Abetares në Luginë!

102

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij sot drejtuar qytetarëve shqiptarë në Preshevë, përgzoi partinë e cila po i përfaqëson interesat shqiptare në parlamentin republikan, njëkohësisht vlerësoi thellë punën deritanishme të Këshillit Kombëtar Shqiptar në sjelljen e Abetares mbarë kombëtare në Luginën e Preshevës.
“Dua t’i përgëzoj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, partitë politike shqiptare në Luginë për përfaqësimin në Parlamentin serb dhe në institucionet e këtij shteti” – tha Rama
Ai për më tepër shtoi se: “Është një tjetër shembull që shqiptarët japin për të treguar se kanë vullnet për dialog aty ku ka hapësirë për dialog dhe se kanë vullnet për bashkëpunim me shtetin ku jetojnë, gjë që u jep automatikisht të drejtën që të kërkojnë jo më shumë, por shumë më shumë nga shteti ku jetojnë.”
“E nga ana tjetër, këtë e shoh si një mundësi që përfaqësuesit tuaj jua japin juve, duke u bërë përçues të ëndrrave dhe të aspiratave të brezave më të rinj dhe duke sakrifikuar pak nga vetvetja si qenie politike për t’i dhënë shumë qenies suaj këtu, si shprehje e një identiteti të pathyeshëm, të patjetërsueshëm dhe të paasimilueshëm” – shtoi Rama në Preshevë.
Kryeministri vlerësoi edhe punën e deritanishme të KKSH-së:“Jemi në të drejtën tonë që të shpresojmë të gjithë së bashku, që politika në të gjithë komunitetet shqiptare të jetë diçka tjetër nga çfarë ka qenë tradicionalisht kur interesa të vogla, interesa palësh, interesa legjitime, por jo përfaqësuese të të gjithë interesit tonë të madh kombëtar, kanë mbizotëruar mbi interesat e njerëzve të zakonshëm” – tha Rama.
“Krijimi i Këshillit Kombëtar të Luginës mua më duket një dritë që tregon vazhdimin në drejtimin e duhur të rrugës për të dalë nga një tunel i gjatë. Duke i përgëzuar të gjithë aktorët dhe protagonistët e këtij Këshilli, unë dua t’u siguroj se bashkimi në këtë Këshill, jo vetëm e forcon, por e bën shumë më të arsyeshme forcën e shqiptarëve për të qenë kontributorë, por dhe përfitues në këtë shtet” – citoi kryeministri shqiptar.
“Dua të përgëzoj për bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë dhe misionit të OSBE-së me trupin koordinues të Republikës së Serbisë me komunat Preshevë, Bujanovc e Medvegjë dhe me fakultetin e Novisadit, që arritën të hapin paralelen e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanovc, duke bërë një hap kuptimplotë në realizimin e të drejtave kolektive për arsim të lartë” – përfundoi Edi Rama, kryeministër i Shqiprisë.

Megjithate, edhe përkundër që dy deputetët popullor dhe kryetari aktual i KKSH-së, u tentua që të margjionalizohe nga pushtetarët Preshevë dhe Bujanoc, ishte vetë kryeministri Rama ai që i përshëndeti që të tre (dy deputetët dhe kryetarin e KKSH-së) me hyrjen e tij në sallën e shtëpisë së kulturës në Preshevë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *