Kryeministri Kurti merr letër falënderimi nga Sulejman Ugljanin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar Presidentit të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin me rastin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor dhe rizgjedhjen e Ugljanin në krye të saj, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Duke e falënderuar kryeministrin Kurti për letrën dhe dëshirat më të mira të shprehura aty, Ugljanin ka thënë se koncepti i vetëvendosjes, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe integrimi në NATO mbeten tema të përbashkëta.

“Republika e Kosovës, me ju në krye të Qeverisë, përfaqëson një bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik, në procesin e integrimit evropian dhe NATO, të Republikës së Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në letër falënderim Dr. Sulejman Ugljanin, President i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.