Kryekuvendari i Bujanocit, Enver Ramadani zhvilloi takime të rëndësishme me Ambasadorë të ndryshëm në Beograd (FOTO)

Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver ramadani, gjatë së enjtes ka zhvilluar takime të rëndësishme në Beograd.

Ai fillimisht ka takuar, ambasadorin e Republikës së Turqisë, Hami Aksoy me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me Komunën e Bujanocit dhe përkujdesjen ndaj Luginës së Preshevës në tërësi” – ka shkruar Ramadani pas takimit me ambasadorin turk në Beograd, Hami Aksoy.

Më pas, kryekuvendari i Bujanocit ka zhvilluar takim edhe me ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.

“Pata takim vëllazëror me ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, z.Ilir Boçka. Biseduam për çështjet me rëndësi që preukupohen çdo ditë qytetarët e Luginës. Bashkë Mundemi” – është postimi i Ramadanit pas takimit me ambasadorin shqiptar në Beograd./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *