Kryekuvendari i Bujanocit Enver Ramadani uron kryekuvendarin e Kosovës, Glauk Konjufca: Presim agjendë të ngjeshur për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, përmes një telegrafi ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosvës, Glauk Konjufca.

Në urimin e tij, kryetari i Asamblesë komunale, Enver Ramadani, ka vlerësuar se zgjedhja e Konjufcës në krye të legjislativit si organit më të lartë e më demokratik në vend, të shërbejë si element stabilizues për një Kosovë, ku mbretëron sundimi i ligjit, ku gëzojnë të drejta të barabarta të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim feje, nacionaliteti apo orientimi politik.

Ramadani, për më tepër, ka kërkuar që edhe kryekuvendari i Kosovës, që gjithnjë të mendojë për shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës, që gëzimi i të drejtave dhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të jetë pjesë e agjendave të Kuvendit të Kosovës dhe gjithë Qeverisë së Re, të dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të 2021.

Presim nga ju që si Kuvend i Republikës së Kosovës, në agjendat tuaja të shpeshtoni takimet me institucionet lokale dhe me faktorin politik në Luginë, në mënyrë që së bashku të diskutojmë e bashkërendisim politikat tona për të arritur avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës konform Konventave Ndërkombëtar”- thuhet në urimin e kryetarit të Asamblesë komunale të Bujanocit, Enver Ramadanit, dërguar kryetarin të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kujtojmë se të hënën e 22 marsit, deputetët e Kosovës, me 69 pro kanë zgjedhur, Glauk Konjufcën për kryetar të Parlamentit kosovar.

Ky është urimi i plot:

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotri Glauk Konjufca,

Urojmë që zgjedhja juaj në krye të legjislativit si organit më të lartë e më demokratik në vend, të shërbejë si element stabilizues për një Kosovë, ku mbretëron sundimi i ligjit, ku gëzojnë të drejta të barabarta të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim feje, nacionaliteti apo orientimi politik.

Njëherit kërkojmë nga Ju, që gjithnjë të mendoni për shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës, që gëzimi i të drejtave dhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të jetë pjesë e agjendave të Kuvendit të Kosovës dhe gjithë Qeverisë së Re, të dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të 2021.

Ne poashtu presim nga ju që si Kuvend i Republikës së Kosovës, në agjendat tuaja të shpeshtoni takimet me institucionet lokale dhe me faktorin politik në Luginë, në mënyrë që së bashku të diskutojmë e bashkërendisim politikat tona për të arritur avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës konform Konventave Ndërkombëtare.

Me respekt,

Enver Ramadani

Kryetar i Kuvendit Komunal

të Komunës së Bujanocit

 

/LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.