Kryekuvendari i Bujanocit Enver Ramadani takon Ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Jan Braathu – ja për çka kanë biseduar

Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, gjatë ditës, ka takuar në Beograd, shefin e misionit të Organiztës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në Serbi, Jaan Brathu.

Pas takimit të zvilluar në ambientet e OSBE-së në Beograd, kryetari Enver Ramadani ka deklaruar se me Abasadorin Braathu ka biseduar për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore me theks të veçantë në gjykatë dhe prokurori.

“Diskutuam edhe për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore me theks të veçantë në gjykatë dhe prokurori.

Falënderova Ambasadorin për rrolin dhe përpjekjen e vazhdueshme që po e bën për senzibilizimin e problemit të Luginës së Preshevës. Bashkëpunimi duhet të vazhdoj me aleatët ndërkombëtare dhe me përpjekje të përbashkëta” – ka shkruar Ramadani në profiling e tij në facebook.

Kujtojmë që, ambasadori i OSBE-së Jan Braathu, së fundmi ka inicuar dialogun në mes të Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të Luginës ë Preshevës, ku tanimë është zvilluar takim i parë në Bujanoc ku është biseduar për sferën e arsimit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.