Kryekuvendari i Bujanocit Enver Ramadani pas takimit me Ambasadorin e OSBE-së, Jan Baarthu: “Kërkova që problemet tona, të futën në agjendën e OSBE-së”

Në një takim të ndarë, kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, ka pritur sot Ambasadorin e OSBE-së, në Beograd, Jan Barthu.

Në takimin e zhvilluar në kabinetin e kryetarit të kuvendit në Bujanoc, është diskutuar mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve, mos inkuadrimin e shqiptarëve nëpër institucione shtetërore, dhe mosnjohjen e diplomave.

“Me ambasadorin diskutuam mbi pasivizimi e adresave që po iu bëhen qytetarëve tanë, mos inkuadrimin e shqiptarëve në organe shtetërore dhe mos përfshirja e tyre në këto organe sipas numrit e diku as edhe një të punësuar krahas numrit të banorëve, mosnjohjen e diplomave, policinë multi etnike dhe të tjera” – ka shkruar pas takimit, kryetari Enver Ramadani.

Ai për më shumë, ka shkruar se janë dakorduar me Ambasadorin Baarthu, që të gjitha këto shqetësime të shqiptarëve, të jenë pjesë e agjendës së tij.

“U dakorduam se shumicën e çështjeve të ngritura duhet ti vendos në agjendën e tij dhe se shpejti të kemi edhe takimet e radhës” – ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

Kryetari i Asamblesë komunale, ka paraqitur felemnderim për vizitën e bërë të ambasadorit, ku ka kërkuar që keto çështje të ngriten së bashku me ambasadat më me ndikim në Serbi.

“Shpreha edhe njëherë falënderimin për vizitën dhe kërkova ambasadorit që këto çështje ti ngrisim së bashku me ambasadat me relevante si ajo e Amerikës, Britanisë, Gjermanisë, Norvegjisë dhe shteteve tjera të Evropës” – ka shkruar Ramadani në fund të postimit.

Ambasadori Jan Baarthu, gjatë ditës ka zhvilluar takime të ndryshme me përfaqësuesit institucional dhe politikë në Komunën e Bujanocit.

Njëherit, kjo është vizita e tij e parë, pas emrit për Ambasadot të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në Serbi./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *