Kryekëshilltari i Konjufcës: Paratë e familjeve shqiptare për targat do jepen donacion për Luginën

Ilir Kerçeli, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dhënë informacionet e fundit mbi planifikimet e pushtetit për t’ua lehtësuar shqiptarëve të Luginës pagesën për targat e përkohshme.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se të gjithë mjetet që mblidhen nga pagesat e familjeve shqiptare që vijnë nga ajo pjesë, do të kthehen në donacion për Luginën, shkruan lajmi.net.

“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, ka shkruar ai.

Sidoqoftë, nuk dihet se sa ose kur është planifikuar të implementohet kjo ide,  pasi që Kërçeli nuk është pjesë e qeverisë por një pushteti të ndarë siç është Kuvendi. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *