Krerët politik e institucional të Luginës së Preshevës në takim me kryeministrin Albin Kurti, Shqiprim Arifi nuk shkoi në takim (FOTO)

Përfaqësues institucional e politik nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dje kanë zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të shoqëruar nga ministry i planifikimit hapësinor, Liburn Aliu dhe ai i financave Hekuran Murati.

Lajmin mbi takimin e djeshëm të zhvilluar, e ka bërë të ditur, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ku përmes një postimi në facebook, ka njoftuar për natyrën e takimit.

Dje, së bashku me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Luginës së Preshevës, patëm një bashkëbisedim shumë të dobishëm me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, të shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij.

Me këtë rast u vlerësua se uniteti i partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, rreshtimi i duhur politik i tyre, si dhe stabiliteti i institucioneve të tyre lokale e rajonale, janë shumë të rëndësishme në situatën aktuale të paqartësive rajonale, si pasojë e ndikimeve të mundshme të zhvillimeve në Ukrainë.

Megjithate, vihet re, se kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, përkundër që ishte i ftuar në takim, ai nuk ka marrë pjesë në të, duke mos u ditur arsyejet, ndërsa ky subjekt politik u përfaqësua nga Almin Shaqiri dhe Amir Latifi, zyrtarë të lartë të APN-së./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *