Krerët e PVD-së takim pune me Ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Jan Braathu – bisedohet për masat urgjente për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Një delegacion nga Partia për Veprim Demokratik, i përbërë nga Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi, gjatë ditës së djeshme, kanë zhvilluar takim pune me Ambasadorin e OSBE-së në Beograd. Jan Braathu.

Në ketë takim, sipas Kamberit me Ambasadorin Brrathu kanë bashkëbiseduar për pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe masat urgjete që duhet të ndërmerren nga autoritetet shtetërore në përmirësimin e gjendjes në Luginë.

Pas takimit, është deputeti popullor, Shaip Kamberi që ka sqaruar natyrën e takimit:

“Sot (dje) takova shefin e misionit të OSBE-së, Sh. T. Ambasador Jan Braathu i shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi.

Me të bashkëbiseduam për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe masat urgjente që duhet të ndërmerren nga autoritetet shtetërore. Është e rëndësishme që të kemi komunikim të drejtpërdrejtë me diplomatë të akredituar në Beograd për të adresuar dhe dinamizuar më drejt çështjet e Luginës së Preshevës” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Kujtojmë që, nga emërimi për Ambasador të OSBE-së të Jan Braathus, ka filluar një qasje e re e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian karshi shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku javë më parë,me ndërmjetëësimin e z.Braathu, pas gati tetë viteve ka rinusur dialogu ndërmjte Luginës së Preshevës dhe Qeverisë së Serbisë./LUGINALAJM/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.