Krasniqi: “Nuk kam menduar se ka shqiptar me shumë ftyra, paguajn Kocka, Bandera e Pleka rreth 51 mijë euro, ndërsa punëtorët e RTVPreshevës mbesin pa paga për rreth 10 muaj”

3894

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, këshilltari i Kuvendit komunal në Preshevë, Rinor Krasniqi, ka akuzuar pushtetin e Preshevës, që po shpenzon mjete financiare në mënyra krejt banale, ndërsa punëtorët e Radio Televizionit të Preshevës, kanë mbetur pa paga për 10 muaj rresht.

“Sa i përket RTVPreshevës unë si antarë i komisionit të themeluar nga K.K Preshevë ndaj çdo të mirë dhe të keqe me punëtorët e RTVP” – ka shkruar Krasniqi në facebook.

“Sikur unë që kam familje dhe mundohem të punoj ndershëm për të siguruar të ardhurat për të mbajtur familjen, po ashtu edhe punëtort e RTVPreshevës punojnë për t’a mbajtur familjen!

Por kurr nuk kam menduar se ka shqiptar me shumë ftyra, paguajn Kocka, Bandera e Pleka Rreth 51,000€ vetëm nga një ndërrmarje publike, jashtligjshem nga Moravica dhe kurr nuk mendojnë për punëtorët e RTP duke e ditur se gati 10 muaj nuk kan të Ardhura!

Sa i përket Komisionit rreth RTVPreshevës që përbehet prej 4 antarëve dhe 1 kryetari ( Sami Salihu ) bashk me Branki Trajkoviq kundërshtonin çdo gjë rreth RTVPreshevës për ti gjetur zgjidhje duke u thirrur se ” Në Sërbi jan mbyll të gjitha mediat publike dhe kan mbetur vetëm ato private në përjashtim RTS”.

Pra unë moralisht ndjej keqëardhje që si pjestar i vetëm i Opozitës nuk munda t’i ndihmoj punëtorët e RTVPreshevës duke i pasur parasysh 4+1 dhe duke u ndier si jetim në atë komision!

Por kshtu e kanë Regjimet dhe Shqiptarërt e veshur si ” Shqiptar të Ndershëm” por do të vije koha kur këta shqiptar kanë për të dhënë Llogari në Popull ose tek zoti!” – përfundon shkrimi i I këshilltarit nga rradhët e PVD-së në Preshevë.

Vlenë të përmendet fakti se pushteti aktual në Preshevë, i udhëhequr nga Shqiprim Arifi, nuk ka nda as edhe 1 dinar për Radio Televizionin e Preshevës, gjë që, rreth 30 punëtor në atë medium kanë mbetur pa paga mujore./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *