Krahas serbëve të Kosovës, në Bujanoc, kanë filluar të vaksinohen edhe maqedonët

Imunizimi me vaksinat antoCOVID, në Bujanoc, ka filluar më 20 janar, dhe deri më tani, krahas qytetarëve nga territori i Komunës së Bujanocit, po vaksinohen edhe serbët nga Kosova, por së fundmi edhe qytetarët nga Maqedonia e veriut.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Dr.Dalliborka Pavlloviq, krahas qytetarëve të Bujanocit, ndamas po vaksionohen edhe serbët nga territori i Kosovës, në njërën nga sallat e objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

“Përveç qytetarëve tanë, në Bujanoc, ndamas po vaksinohen edhe serbët nga rajoni i Gjilanit, që vijnë të organizuar përmes koordinatorëve të caktruar. Ajo që, bie në sy, në Bujanoc, janë shënuar edhe rastet e para të vaksinimit të qytetarëve nga Maqedonia e veriut, por që kanë nënshtretësi të Serbisë. Deri më tani, kemi tre raste të qytetarëve nga Maqedonia që janë vaksionuar në intitucionin tonë” – tha Dr.Pavlloviq.

Ajo shtoi, se një gjë të të tillë, u’a mundëson vet program e-uprava, që është I destinuar për paraqitjen e qytetarëve për vaksinim./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.