Krahas “Ditës së Evropës”, 9 Maji shënon edhe “Ditën e Komunës së Bujanocit”, ja si i uron kryetari Kamberi bashkëqytetarët bujanocas

463

9 Maji, krahas “Ditës së Evopës”, shënon edhe “Ditën e Komunës së Bujanocit”, si datë zyrtare e aprovuar nga kuvedi Komunal i Bujanocit.

Me anë të një postimi në facebook, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka uruar qytetarët bujanocas, duke shkruar se: “Ne të gjithë bashkë, duke punuar çdo ditë, duhet të përkushtohemi në realizimin e të gjitha të drejtave tona kolektive që na siguron udhëtimi i rajonit drejtë BE-së. Ato po i kërkojmë dhe do të vazhdojmë t’i kërkojmë deri në realizimin e plotë”.

“9 Maji sot simbolizon Europën, pjesë e të cilës gjeografikisht jemi edhe ne, por që pjesë përbërëse e vlerave të një familje të madhe Europiane pretendojmë të bëhemi. Përveç kësaj, dëshirën tonë për të qenë pjesë e familjes Europiane, simbolikisht Komuna e Bujanocit e ka shprehur edhe me përzgjedhjen e sajë që për Ditë të Komunës të caktohet pikërishtë 9 Maji” – ka uruar Kamberi bashkëqytetarët e tij.

Në vazhdim ju sjellim urimin e plotë të kryetarit Shaip Kamberi drejtuar qytetarëve bujanocas, me rastin e “9 Majit – Ditës së Komunës së Bujanocit”

Urime 9 Maji, Dita e Europës

Urime Dita e Komunës së Bujanocit

Të nderuar qytetarë,

9 Maji, simbolizon shëndrrimin e të ndryshmes në të përbashkët, unifikimin rreth qëllimeve të përgjithshme në vend të ndarjeve të imta.

Tërësinë në vend të parcializimit.

9 Maji sot simbolizon Europën, pjesë e të cilës gjeografikisht jemi edhe ne, por që pjesë përbërëse e vlerave të një familje të madhe Europiane pretendojmë të bëhemi.

Përveç kësaj, dëshirën tonë për të qenë pjesë e familjes Europiane, simbolikisht Komuna e Bujanocit e ka shprehur edhe me përzgjedhjen e sajë që për Ditë të Komunës të caktohet pikërishtë 9 Maji.

Ne të gjithë bashkë, duke punuar çdo ditë, duhet të përkushtohemi në realizimin e të gjitha të drejtave tona kolektive që na siguron udhëtimi i rajonit drejtë BE-së.

Ato po i kërkojmë dhe do të vazhdojmë t’i kërkojmë deri në realizimin e plotë.

Europa në përgjithësi dhe Bashkimi Europian në veçanti është dhe duhet të mbetet e ardhmja e rajonit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *