Kossnet: Qytetarët të ngrenë zërin ndaj zyrtarëve të pasuruar

229

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, duke folur për avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, theksoi se përderisa Kosova po hynë në dhjetë vjeçarin e dytë të pavarësisë, po e mahnitë botën sa i përket transparencës së prokurimit publik, por ka edhe shumë punë për të zbatuar ligjet në fuqi nga zyrtarë publik.

Ndërsa për mosllogaridhënie dhe mos zbatim të ligjit nga zyrtarë publikë, Kosnetti bëri përgjegjës edhe qytetarët e Kosovës, sepse siç tha ai, çdo qytetar ose individ luan rol për sistemin e drejtësisë.

Ambasadori madje kërkoi nga qytetarët që të reagojnë edhe me anë të protestave paqësore.

“Flas si mik i Kosovës, një oligarki mund të përfitojë vetëm kur njerëzit heqin dorë. Njerëzit në Kosovë kanë luftuar për një demokraci. Andaj, qytetarët mos të heqin dorë, por të reagojnë me ngritje të zërit dhe demonstrata paqësore ndaj zyrtarëve të pasuruar”, tha Kosnett, raporton ksp.

Ambasadori këto komente i bëri në Forumin FOL.

Ai në këtë Forum veçoi çështjen e mos zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga autoritetet komunale.

Ky vendim është për pronat, është obligues të respektohet nga autoritetet përgjegjëse. Kosnett foli edhe për numrin e madh dhe të shtuar të veteranëve të UÇK-së dhe emërimet e njerëzve në pozita kyçe, që nuk janë të kualifikuar dhe jo në mënyrë të meritokracisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *