Kosovare Asllani e nominuar për ‘Topin e Artë’

50

Futbollistja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asllani është një nga të nominuarat për ‘Topin e Artë’ në kategorinë e femrave.

Shqiptarja është futur në mesin e 20 kandidateve për ta fituar trofeun prestigjioz që jepet nga France Football.

Sulmuesja shqiptare kishte paraqitje të mirë për Suedinë në Kampionatin Botëror, ndërsa nënshkroi këtë vit me CD Tacon, që do ta ndryshojë emrin nga viti i ardhshëm në Real Madrid.

Në listë ka emra si Ada Hegerberg që fitoi vitin e shkuar, ndërsa nuk mungojnë as dyshja e SHBA-së, Alex Morgan dhe Megan Rapinoe.

Nuk mungon as legjendarja braziliane Marta.

France Football do ta publikojë fituesin me 2 dhjetor. /Telegrafi/

Kosovare Asllani (Suedi / CD Tacon)

Sarah Bouhaddi (Francë / Lyon)

Lucy Bronze (Angli / Lyon)

Nilla Fischer (Suedi/ Linköpings)

Pernille Harder (Danimarkë/ Wolfsburg)

Ada Hegerberg (Norvegji / Lyon)

Tobin Heath (SHBA/ Portland Ferra)

Amandine Henry (Francë/ Lyon)

Sofia Jakobsson (Suedi / CD Tacon)

Sam Kerr (Australi / Chicago Red Stars)

Rose Lavelle (SHBA / Washington Spirit)

Dzsenifer Marozsán (Gjermani/ Lyon)

Marta (Brazil/ Orlando Pride)

Lieke Martens (Holandë/ FC Barcelona)

Viviane Miedema (Holandë / Arsenal)

Alex Morgan (SHBA/ Orlando Pride)

Megan Rapinoe (SHBA/ Reign FC)

Wendie Renard (Francë / Lyon)

Sari van Veenendaal (Holandë/ Atletico Madrid)

Ellen White (Angli/ Manchester City)

/Telegrafi.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *