Kosova shënon fitore të madhe ndaj Çekisë

188

Kosova edhe pse me mungesa të mëdha ka arritur me shumë meritë të shënoj fitore madhështore 2:1 ndaj Republikës Çeke, ku dihet se kjo kombëtare është njëra nga me të mira të Evropës, shkruan Gazeta Metro.

Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020,

Çekia fillimisht e dëshmoi se pse është në pozitën e 43-të në ranglistën e Kombëtareve të FIFA-s, duke kaluar në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes përmes një goditjeje nga Patrick Schick. 

Megjithatë, “Dardanët”, të cilët radhiten të 120-tët në listën e FIFA-s, e barazuan këtë rezultat vetëm katër minuta më vonë. Pas shumë aksioneve të bukura, në minutën e 20-të shënoi Vedat Muriqi.

Për t’i shkuar një hap më afër kualifikimit në EURO 2020, Mërgim Vojvoda e kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 66-të, pas pasimi të mirë nga Valon Berisha./gazetametro.net




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *