Kosova ndan 500 mijë euro për Luginën e Preshevës

731

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për Luginën e Preshevës, si mbështetje financiare për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky vendim u mor në mbledhjen e 26-të të Qeverisë. “Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet në njoftim.

Vendimi vjen katër ditë pasi Kurti kishte biseduar me kryetarin e Bujanovcit dhe atë të Preshevës, me çrast kishte bërë të ditur se Qeveria e Kosovës synon t’u ndihmojë ekonomikisht këtyre komunave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *