Koronavirusi vazhdon të jetë aktiv në Preshevë dhe Bujanoc – numër i madh i të infektuarve

Përveç qytetit të Vranjës, që aktualisht ëshë vatër e infeksionit me COVID-19, edhe dy komunat më të afërta Bujanoci e Presheva, aktualisht, kanë një numër të madh të infektuarish me koronavirus.

Sipas drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, në 48 orët e fundit, në Preshevë, janë regjistruar 30 raste të reja me COVID-19, derisa në Bujanoc, prë dallim nga fillimi i javës, në 48 orët e fundit, janë regjistruar vetëm 6 raste pozitive.

Kujtojmë që në tre ditët e para, të fillimjavës, në Bujanoc, 27 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, derisa qyteti më i afërt, Vranja, vazhdon të mbetet qyteti me numrmin më të madh të të infektuarëve në Serbi, pas Beogradit./LUGINALAJM/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *