Koronavirusi “pushoi” gjatë së dielës në Bujanoc

Në 24 orët e fundit në Bujanoc, nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Nga të dhënat e përditësuara të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, dita e dielë ka rezultuar me një bilans të favorshëm, ku nuk është regjistruar as edhe një rast me koronavirus.

Përkundër që dita e djeshme ka qenë e qetë, në muajin dhjetor, në Bujanoc, janë regjistruar 224 raste pozitive me COVID-19, derisa janë kryer 2451 kontrolle mjekësore./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *