Koronavirusi në jug të Serbisë: Në Vranjë 197, Bujanoc 20 dhe Preshevë 11; raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në jug të Serbisë është regjistruar një numër më i vogël i rasteve të reja me koronavirus, por përqindja e të sapoinfektuarve në raport me numrin e mostrave të testuara është më e lartë, sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Shtabi i qytetit të Vranjës.

Nga 771 mostra nga rrethi i Pçinjës, 333 janë pozitive me COVID-19, që është 43.3%, e që i bie 1% më shumë se një ditë më pare.

Në Vranjë janë 197 raste të reja me koronavirus, 47 në Surdulicë, 29 në Vlladiçin Han, 20 në Bujanoc, 19 në Preshevë, 11 në Bosilegrad dhe 10 në Trgovisht.

Nga 36.434 mostra të testuara në Serbi, 17.318 rezultuan pozitivë për COVID-19, që përfaqëson 47,5%, kështu që epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik “Batut”, paralajmërojnë se nëse të gjithë qytetarët do të testoheshin, gjysma do të rezultonin të infektuarë me kornavirus./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.