Koordinatori i TIKA-s vizitoi Bujanocin, i gatshëm për implementimin e dy projekteve në Bilaç (FOTO)
Gjatë ditës së mërkur, Bujanocin e ka vizituar koordinatori i Agjensionit turk për zhvillim në Serbi – TIKA, Mehmet Met Anac, ku është pritur në takim nga kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi me bashkëpunëtorë.
Sipas një postimi nga Komuna e Bujanocit, në takimin e zhvilluar në Bujanoc, kordinatori i TIKA-s, Mehmet Met Anac, ka shpreh interesim për implementimin e dy projekteve në fshatin Bilaç, ate të renovimit të Bashkësisë Lokale dhe ndërtimin e një parku në fshat.
Shuma e mjete për këto dy projekte është siguruar nga TIKA, thuhet në njoftim, ndërsa pjesën për implementimin e projekteve, kryetari Arifi ka premtuar që do ta siguron nga buxheti komunal./LUGINALAJM/