Konjufca: Me Hazirin në krye të ekipit negociator mund të mos arrihet koalicioni

135

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur edhe për emërimin e Lutfi Hazirit nga ana e LDK-së si udhëheqës e ekipit negociator për arritjen e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen.

Konjufca në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se pavarësisht deklaratave të së kaluarës nga Lutfi Haziri, tashmë nuk mund t’i kthehemi asaj teme.

“Lutfi Haziri mund të ketë qenë si personi shtytës për mos arritjen e këtij koalicioni, por nuk është se tash ai duhet të mbaj përgjegjësi penale për ato deklarata apo qëndrime… Ai ka qenë qëndrim i tij politik. Ne kemi respektuar qëndrimet e LDK-së për të shkuar të vetme në zgjedhje”.

Ai ka thënë se dy partitë tashmë janë në një fazë të avancuar të një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

 “Ne sot bashkë me Lutfi Hazirin ishim prezentë në atë takim. Lutfi Haziri i ka kontribuuar në mënyrë të shkëlqyeshme mbarëvajtjes së këtij takimi. Ai ka qenë shumë konstruktiv në diskutimet që kemi pasur. Kjo është e vërteta dhe gjendja momentale”, deklaroi Konjufca.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *