Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Zvicër

608

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, ka bërë të ditur të marten Zyra Federale zvicerane për Shëndetësi.

Detaje tjera do të bëhen të ditura më vonë, kanë thënë zyrtarët e kësaj zyreje, duke mos u përgjigjur në pyetjet se në cilin qytet ishte konfirmuar rasti i parë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Televizioni zviceran RTS ka raportuar se autoritetet në Ticino, në kufirin me Italinë, e kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur në rajonin e tyre.

Koronavirusi tashmë ka lënë më shumë se 2.600 të vdekur, kryesisht nga Kina, teksa është përhapur në rreth 30 shtete tjera. 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *