Konfirmohen 6 të vdekur e 30 të zhdukur nga vërshimet në Gjermani

277

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë zhdukur nga vërshimet në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se viktimat dhe të zhdukurit u shënuan përreth Ahreweiler-it, në jug të qytetit Bonn, pasi Lumi Ahr doli nga shtrati dhe shkatërroi shtëpi. Rreth 50 persona janë ngujuar në kulm të shtëpive dhe më shumë shtëpi janë në rrezik nga shembja.

Në mesin e viktimave janë dy zjarrfikës, të cilët vdiqën në rajonin Sauerland, në verilindje të Bonnit, tha policia.

Meteorologët kanë parashikuar më shumë reshje shiu në jugperëndim të Gjermanisë për të enjten dhe të premten, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Transporti rrugor, hekurudhor dhe lëvizja e anijeve nëpër lumenj janë penguar në rajonin më të populluar të Gjermanisë.

Shërbimi gjerman i motit lëshoi paralajmërim për mot ekstrem të mërkurën për disa pjesë të tri rajoneve perëndimore, ndërsa qyteti Hagen, me 180 mijë banorë, shpalli gjendje emergjente, pasi Lumi Volme doli nga shtrati i vet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *