Konçul-Dheu i Bardhë: Policia e Kosovës arreston tre persona; dy serbë dhe një shqiptar

361

imagePolicia e Kosovës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy serbë dhe një shqiptar, pasi gjatë kontrollit në veturën “Opel Vectra” me të cilën ishin duke lëvizur, është gjetur drogë.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 962.76 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit “marihuanë”. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *