Komuna e Preshevës qëllimisht po e pengon hapjen e fabrikës së re WESTlime e cila do t’i punësoj rreth 200 persona (VIDEO, DOKUMENT)

4183

Edhe më tutje Komuna e Preshevës, po e zvarrit qëllimisht, pengimin e hapjes së fabrikës së re WESTLIME në Preshevë, e cila do t’i punësojë rreth 200 punëtorë.

Kjo fabrikë, e ndërtuar nga gjigandi lokal “Saba Bellça” në Preshevë, po pengohet që të nis me prodhim, me që, kryetari i Preshevës, nuk po e lejon kyçjen në tranfon elektrike, që është pranë zonës industriale afër fshatit Çukarkë.

Me arsyetimin, se Komuna e Preshevës, ende nuk ka bërë pranim-dorëzimin teknik të zonës industriale në Preshevë, Shqiprim Arifi, po e shtynë në paafat hapjen e një fabrike të re në Preshevë, përderisa bënë thirrje që në Preshevë të vijnë investitorë të huaj.

Edhe në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Preshevës, këshilltarët opozitarë, kërkuan lejimin e kyçjes në rrjetin elektrik të kompanisë së re WESTlime, ku  akuzuan kryetarin Arifi, se ‘kyçja në rrjet nuk po bëhet për inate politike, Shqiprim Arifi, përveç që kritikoi punën e kompanisë “Saba Bellça”, “për mospunën të cilën janë duke e bërë në Preshevë” ai nxorri në pah, një dokument, të cilin e quajti “reshenje”, për të cilën deklaroi se: “akuzat janë të pabaza dhe ja vendimi të cilin duhet t’a shohin të gjithë”.

SiAGORA.net, nëpërmjet një video-klipi, të publikuar gjatë ditës së sotme, tregon kjartë manipulimet e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit në pengesat e krijuara ndaj kompanisë WESTlime të Preshevës, e cila nuk po mundet të fillojë prodhimin e materialeve ndërtimore, përkundër që tashmë, ka vendosur makineritë e nevojshme për punë.

Investimet për ketë fabrikë, kalojnë shumë mbi 17 milionë eurove. WESTlime është pjesë e kompanisë “Saba Bellça”, e cila aktualisht është gjigandi më i madh ekonomik në Luginë të Preshevës dhe rajon.

Në vazhdim ju sjellim video-klipin e publikuar nga siAGORA.net dhe dy dokumentin për të cilin Arifi po pretendon se është vendimi mbi kyçjen e kompanisë WESTlime në trafon elektrike:

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *