Komuna e Preshevës për më pak se tre javë, harxhon 200 mijë dinarë (rreth 2 mijë eurove) në një restorant të vetëm të Preshevës (DOKUMENT)

721

Me kërkesë të këshilltarët komunal të Preshevës, Rinor Krasniqi, Komuna e Preshevës i ka paraqituri shpenzimet, nga të cilat shifet se si pushteti lokal preshevar i udhëhequr nga Shqiprim Arifi, ka shpenzuar për më pak se tre javë rreth 200 mijë dinarë (afro 2 mijë eurove), në vetëm një restoran në Preshevë, për darka e dreka të zyrtarëve komunal.

Keto shpenzime marramendëse për një komunë rë varfur si Presheva, i ka publikuar Partia Për Veprim Demokratiktë cilën Alternativa për Ndryshim në Preshevë e Bujanoc, e akuzuan për një faturë për 5 mijë dinarë (rreth 40 euro), të cilën vet e kishte paguar Administrata e PVD-së, ndërsa gabimisht shkoi në Administratën komunale të Preshevës.

E vërteta po del se nëse diçka rrezikon ta bllokojë buxhetin komunal të Preshevës, ato janë harxhimet astronomike të kryetarit të komunës së Preshevës dhe udhëheqjes komunale të krijuara nga drekat e darkat luksoze.

Nga ekstrakti i marrë në shërbimin e administratës komunale, me kërkesën e këshilltarit të PVD-së Rinor Krasniqi,shohim se për 3 javë, vetëm në një restorant të Preshevës nga buxheti komunal janë harxhuar 196.740,oo dinarë apo gati 2.000 Euro – thuhet në paraqitjen me shkrim të Partisë për Veprim Demokratik.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të PVD-së, me rastin e publikimit të shpenzimeve lluksi të qeverisjes së Shqiprim Arifit:

Rrena i ka këmbët e shkurta

U ankuan se PVD po e rrezikon Buxhetin e Preshevës, kur me 10 prill të këtij viti, për të mbuluar skandalin e shkaktuar nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, APN u mundua të gjejë mënyra për krijimin e temave inekzistente, duke fabrikuar lajmin për kinse një borxh të shkaktuar nga PVD e të adresuar në komunë të Preshevës.

Për t’a bërë edhe më komike këtë situatë, me metod të mashtrimit politik u ankuan se komuna e Preshevës për shkak të këtij “borxhi” qesharak prej 5.000 dinarëve, rrezikon t’i bllokohen mjetet në buxhetin e komunës. Për këtë e akuzuan PVD-në.

Këta mashtrues politik dolën huq brenda më pak se 24 orëve, kur në Konferencën për media, kryetari i PVD-së Shaip Kamberi me argumente dëshmoi se ky borxh ishte i paguar nga PVD, dhe se në historinë e saj 29 vjeçare, ky subjekt obligimet e veta i ka kryer vet.

Kryetari Kamberi paralajmëroi udhëheqjen komunale të Preshevës se i janë lajmëruar shumë aktivistë të PVD, të cilët janë në gjendje që nga paratë e veta ta kryejnë këtë obligim vetëm që komunës së Preshevës mos t’i bllokohet buxheti i saj.

E vërteta po del se nëse diçka rrezikon ta bllokojë buxhetin komunal të Preshevës, ato janë harxhimet astronomike të kryetarit të komunës së Preshevës dhe udhëheqjes komunale të krijuara nga drekat e darkat luksoze.

Nga ekstrakti i marrë në shërbimin e administratës komunale, me kërkesën e këshilltarit të PVD-së Rinor Krasniqi,shohim se për 3 javë, vetëm në një restorant të Preshevës nga buxheti komunal janë harxhuar 196.740,oo dinarë apo gati 2.000 Euro.

Se a do të duhej t’i shkaktonte hall e kokëçarje kryetarit të komunës një borxh inekzistent prej 5.000 dinarëve apo borxhi real prej 196.470 dinarëve, le ta vlerësojnë tash ekspertët e sulmeve të fabrikuara, e të cilët janë jo pak në këtë udhëheqje komunale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *