Komuna e Bujanocit vlerësohet lartë nga Ombudspersoni shtetëror

213

Në kuadër të konkursit për qytete dhe komunat të cilat ofrojnë terren të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar, të shpallur nga Ombusdperoni I Serbisë, komuna e Bujanocit, është rradhitur në mesin e pesë komunave dhe qyteteve që ofrojnë kushte më të mira për ketë kategori të njerëzve.

“Në bazë të thirrjes publike, qyteteve dhe komunave në Republikën e Serbisë, për ndarjen e çmimeve për kontribut në zhvillimin e të gjitha formave të qasjes në territoret e tyre në vitin 2016-të, komisioni i përbërë nga përfaqësuesit e Ombudspersonit, konferencës së rregulltë të qyteteve dhe komunave, ekipit për përfshirje sociale dhe zvoglim të varferësisë së Qeverisë së Republikës të Serbisë dhe OJQ-ve, të cilat janë anëtare të këshillit së Opmbudspersonit për persona me inveliditet dhe të moshuar, morri vendim që për kontribut të zhvillimit të të gjitha formave të qasjes në territorin e saj, në vitin 2016-të, komunës së Bujanocit t’i ndaj mirënjohje të entuziazëm për zhvillimin e qasjes. Ky vendim vjen pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar dhe vizitës në teren të komunave të cilat kanë hyrë në rrethin e ngushtë për shqyrtim” – thuhet në publikimin e Ombudspersonit.

Projekti është përgaditur nga Zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe pritet që të marrë mirënjohjen nga ana e Ombudspersonit të Serbisë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *