Komuna e Bujanocit siguron edhe 40 vendparkime të reja falas për qytetarët e saj (FOTO)

371

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, bënë të ditur që nga dita e sotme, ka siguruar edhe 40 vendëparkime të reja, falas për qytetarët e Bujanocit.

“Hapësira e re për parkimin e veturave ndodhet përballë parkut të qytetit, pranë Stacionit të veterinarisë në Bujanoc.

Krijimi i parkingjeve në këtë pjesë të qytetit në të cilën ndodhen institucione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët, lehtëson funksionimin e përditshëm të qytetarëve.

Ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi” – thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit.

Kujtojmë se në Bujanoc, ekziston prej disa vjetëve parkig servisi, i cili aktualisht në kompetencë të NP “Komunalisë”./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *