Komuna e Bujanocit shpall konkursin mbi financimin e projekteve dhe programeve vjetore në fushën e informimit për vitin 2020’të – afati deri më 9 mars (DOKUMENT)

272

Nëpërmjet postimit në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, respektivisht, kryeshefi i Administratës komunale të Bujanocit, Fadil Aliti, shpall thirrjen publike për pjesëmarrje në konkursin për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2020-të.

Sipas kësaj thirrjeje, konkursi për ketë fushë kap shumën prej 4.61 milionë dinarëve, derisa është ndarë në dy masa.

Shuma më e ulët e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt për masën 1 të thirrjes publike është 50.000,00 dinarë, kurse shuma më e lartë e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt është 300.000.00 dinarë.

Shuma më e ulët e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt për masën 2 të thirrjes publike është 50.000,00 dinarë, kurse shuma më e lartë e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt është 1.000.000.00 dinarë.

Vlera totale e projekteve, nuk financohet më shumë se 80%, dhe kërkohet një bashkëfinancim nga aplikuesi.

Afati i kohëzgjatjes së konkursit është nda data 21 shkurt deri më 9 mars. /LuginaLajm/

Në vazhdim po ua paraqesim konkursin e plotë




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *