Komuna e Bujanocit shpall konkurs për subvencionimin e bizneseve që kanë qenë të mbyllura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme – mjetet e siguruara janë nga Qeveria e Kosovës

783

Nga Fondi COVID, Komuna e Bujanocit, respektivisht Komisioni për subvencionimin e bizneseve lokale dhe të bujqësisë, sot ka shpalluar konkurs për subvencionimin e bizneseve lokale nga Komuna e Bujanocit, veprimtaria e të cilave ka qenë e ndaluar me vendim të Qeverisë së Serbisë në gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas konkursit të publikuar në faqen zyrtare, të drejtë aplikimi kanë vetëm ato biznese të cilat nuk kanë pasur të drejtë të punojnë gjatë kohës së pandemisë.

Ky  konkursi do të jetë i hapur nga data 28.05.2020 deri më 04.06.2020, ndërsa vlera totale është 5.4 milionë dinarë.

Mjetet e siuguara  për subvencionimin e bizneseve nga Bujanoci, janë mjete të ardhura nga Qeveria e Kosovës, muaj më parë.

Në linkun e më poshtëm, mund të gjeni konkursin në të cilin janë vendosur edhe formular plotësues si dhe dokumentacioni i nevojshëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *