Komuna e Bujanocit shpall dy konkurse për nxitje të zhvillimit ekonomik lokal

Komuna e Bujnaocit ka shpallur dy thirrje publike për zhvillimin ekonomik për vitin 2021 në teritorin e komunës së Bujanocit. Për këtë qëllim komuna e Bujanocit ka ndarë një buxhet prej 12.000.000,00 dinarëve.
Konkursi i parë ka të bëjë me ndarjen e mjeteve prej 6.000.000,00 dinarë për Start-Up bizneset, kurse shuma maksimale që mund të përfitojë një biznes është deri në 250.000,00 dinarë. Ndërsa konkursi i dytë ka të bëjë me ndarjen e mjeteve prej 6.000.000,00 dinarëve për bizneset ekzistuese, kurse shuma maksimale që mund të përfitojë një biznes është deri në 300.000,00 dinarë.
Afati për aplikim është deri më 13.08.2021.
Konkurset dhe formularët e nevojshëm për aplikim në këto konkurse mund t’i gjeni në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit www.bujanovac.rs

Leave a Reply

Your email address will not be published.