Komuna e Bujanocit përfiton 4 milionë dinarë nga Ministria e Kulturës dhe Informimit, në konkursin “Qytetet në Fokus”

235

Në konkursin “Qytetet në Fokus”, të shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Informimit në Beograd, Komuna e Bujanocit, ka përfituar 4 milionë dinarë apo rreth 34 mijë euro.

Lajmin mbi zgjedhjen e Komunës së Bujanocit, në mesin e komunave fituese nga ky konkurs, e ka bërë të ditur, faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit, ku thuhet:

“Bujanoci përfiton 4 milion dinarë nga Ministria e Kulturës

Projektin e dorëzuar në konkursin “Qytetet në Fokus”, të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, Komuna e Bujanocit ka përfituar 4 milionë dinarë (rreth 34 mijë euro).

Komuna e Bujanocit ka hyrë në mesin e 22 komunave të cilat kanë përfituar grante në këtë ministri” – thuhet në njoftim.

Siç merrë vesh Lugina-Lajm, të martën më 3 prill do të nënshkruhet edhe kontrata mbi financimin e projektit në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit dhe Komunës së Bujanocit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *