Komuna e Bujanocit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me HELP-in gjerman

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit ka bërë të ditur që ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën HELP për realizimin e projektit “Zvogëlimi i mbeturinave të plastikës dhe rritja e sasisë së materialit reciklue në procesin e prodhimit, me mundësi të përmirësimit të punësimit”.

Sipas Komunës së Bujanocit, qëllimi i përgjthshëm i këtij projekti është arritja e mundësisë legale të punësimit për grumbulluesit joformal të mbeturinave nga grupet e margjinalizuara, lidhja me kompanitë të cilat merren me reciklimin e mbeturinave të plastikës në Serbi, njëkohësisht rritjen e reciklimit dhe ngritjen e vetëdijes rreth mbeturinave plastike. Projekti do të realizohet në Bujanoc dhe do të zgjasë 16 muaj, dhe pritet që të punësojë së paku pesë persona nga grupet e margjinalizuara”- thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *