Komuna e Bujanocit nënshkruan kontratën për bashkëfinancim e programit të rehabilitimit energjetik të objekteve banesore (FOTO)

Përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit ka bërë ditur, që kryshefja Fazila Azemoviq, ka nënshkruar kontratën për bashkëfinancim të programit për rehabilitim energjetik të objekteve banesore dhe shtëpive familjare.

Në shkrimin e Komunës së Bujanocit, thuhet:

Kryeshefja e drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, Fazila Azemoviq, në emër të Komunës së Bujanocit sot ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të Programit për rehabilitim energjetik të objekteve banesore, shtëpive familjare dhe banesave, i cili do të zbatohet nga vetëqeverisja lokale.

Për realizimin e këtij programi, ministria ka ndarë 9,329,600,00 dinarë, ndërsa Komuna e Bujanocit 4,000,000,00 dinarë.

Në emër të ministrisë kontratën e nënshkroi ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Zorana Mihajloviç, në një ceremoni në Arangjelloc.

Kujtojmë se gjatë vitit 2021, Komuna e Bujanocit tashmë me sukses ka realizuar një projekt për subvencionimin e rehabilitimit energjetik të objekteve të banimit, në përgatitjen e rregulloreve, teksteve të thirrjeve publike, për zgjedhjen e bizneseve dhe qytetarëve.

Kjo ishte arsyeja që në konkursin e sivjetshëm dhe sipas aplikacionit të ri, me numrin maksimal të pikëve, Komuna e Bujanocit merr mjete shumë më të mëdha se vitin e kaluar.

Risia e këtij viti është se do të përfshihen të gjitha masat – ndërrimi i zdrukthtarisë, i fasadave, ndërrimi i kaldajave dhe vendosja e paneleve diellore.

Ftohen qytetarët të aplikojnë në numër më të madh se vitin e kaluar pas shpalljes së thirrjes publike për zbatimin e këtyre masave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *