Komuna e Bujanocit ndihmon materialisht 67 familje me asistencë sociale

247

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, bënë të ditur që me kërkesë të Qendrës për Punë Sociale, nga xhirollogaria e Komunës së Bujanocit, janë nduhmuar 67 familje me asistencë sociale në vlerë prej 354 mijë dinarëve (rreth 3 mijë euro).

“Me kërkesë të Qendrës për Punë Sociale, kryetari i komunës së Bujanocit nënshkroi urdhëresën financiare që t’i ndihmohet 67 familjeve me asistencë sociale në vlerë prej 354.000 din.(3000€). Kjo ndihmë vie si pasojë e gjendjes së rënduar sociale e shkaktuar nga pandemia Covid 19” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *