Komuna e Bujanocit ndihmon financiarisht kampionin botëror nga Tërnoci, Shefat Isufin

Këshilli komunal i Komunës së Bujanocit ka aprovuar sot kërkesën e boksierit tërnocas Shefat Isufi për ndihmë financiare, dhe ka ndarë 200 mijë dinarë si ndihmë  e njëhershme financiare për kampionin botëror të kategorisë WBF.

Sipas kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, mjetet e ndara për boksierin tërnocas, janë ndarë nga pozicioni i rregullt buxhetor.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit komunal të XI-ten me rradhë, është aprovuar edhe rregullorja për subvencionimin e bujqëve lokal, konkursi i së cilës pritet të shpallet ditët në vijim./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.