Komuna e Bujanocit ndanë mjete për punësimin e 6 mjekëve, 1 stomatologu dhe 7 teknikëve medicional

612

Në mbledhjen e parë të Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, të mbajtur dje (e marte), janë nda mjete për personel të shtuar mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Me ketë vendim, është hapur rruga e punësimit të stafit mjekësor, ku janë parapa të punësohet 6 mjekë, 1 sotmatolog, 7 teknikë mediconal, 2 vozitës dhe 2 ndihmësa.

Sipas kryetarit të Komunës, Shaip Kamberi, duke e pasur parasysh se gjendja është rënduar dukshëm në sektorin shëndetësor gjatë këtyre ditëve, janë detyruar që fillimisht të aprovohet kërkesa për punësim me afat të caktuar që do të jetë deri në 6 muaj.

Financimi i pagave për mjekët në fjalë do të bëhet nga buxheti komunal pasi që ndalesa për punësim me që ndalesa nga Qeveria e Serbisë ende nuk është tërhequr për punësimin apo zëvendësimin e mjekëve në sektorin publikë.

Megjithate, kryetari Shaip Kamberi, nëpërmjet një shkrese dhe disa takimeve të zhvilluara, ka kërkuar nga ministri i shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, që në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, të lejohet punësimi i 5 mjekë dhe 5 teknikë medicional, si dhe shteti t’i marrë në obligim financiar punëtorët me kontrata./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *