Komuna e Bujanocit ndanë 500 mijë dinarë për mbështetjen e familjeve me kushte jo të mira ekonomike gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme

1043

Komuna e Bujanocit, rrespektivisht kryetari Shaip Kamberi, me një vendim të veçantë ka ndarë 500 mijë dinarë për mbështetjen e familjeve në nevojë gjatë kohës ku vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

“Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në cilësinë e Komandantit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, ka nënshkruar kontratë me vlerë 500 mijë dinarë, për mbështetjen e familjeve me kushte të rënda ekonomike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Koordinatori i shtabit në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e Bashkësive lokale do të përpilojnë listat e prioriteve duke u bazuar në kriteriumet e qarta të definuara bashkarisht.

Kjo ndihmë do t’i jipet të gjithë atyre që me të vërtetë kanë nevojë” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Kujtojmë se që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, shumë biznese private, kanë liruar nga puna një numër të madh të punëtorëve të tyre./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *