Komuna e Bujanocit: Masat kufizuese të propozuara nga Shtabi i krizave, nuk hyjnë në fuqi sot – duhet t’i miratojë edhe Shtabi i Situatave të Jashtëzakonshme

1788

Përmes një njoftimi për opinion, Komuna e Bujanocit ka njoftuar se vendimin përfundimtar mbi masat kufizuese nga Shtabi i krizave, do ta merrë Shtabi i situatave të Jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit.

“Vendimin përfundimtar rreth aplikimit të këtyre masave pritet ta shqyrtojë Shtabi i situatave emergjente, varësisht nga gjendja që do të përcillet këto dy ditë. Deri atëher masat e proklamuara sot nuk janë në fuqi” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Në vazhdim mund t’a lexoni njoftimin e plotë:

Njoftim për opinionin publik

Ju njoftojmë se në mbledhjen e mbajtur sot, Shtabi i krizave ka propozuar masat e domosdoshme që duhet të ndërmirren në Komunën e Bujanocit e që për synim kanë parandalimin e rrezikut gjithnjë më të madhë të COVID19.

Vendimin përfundimtar rreth aplikimit të ktyre masave pritet ta shqyrtojë Shtabi i situatave emergjente, varësisht nga gjendja që do të përcillet këto dy ditë.

Deri atëher masat e proklamuara sot nuk janë në fuqi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *