Komuna e Bujanocit kandidon me tre projekte, merret mbështetje për rekonstruimin e rrugës kryesore nga rrethi i qytetit deri tek shtëpia e shëndetit

611

Në takim e mbajtur dje në qytetin e Vranjës, në të cilën morri pjesë zëvendëkryeministrja  dhe ministrja e infrastrukturës, Zorana Mihajlloviq kanë prezentuar edhe përfaqësuesit e qyteteve dhe komunave të rrethit të Pçinjës.

Në ketë takim, Komuna e Bujanocit e përfaqësuarnga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Rahim Salihi, kanë kandiduar me tre projekte të sferave të ndryshme për Komunën e Bujanocit.

Në një prononcim për LuginaLajm, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Rahim Salihi, ka sqaruar se: “Janë tre projektet me të cilat Komuna e Bujanocit ka kandiduar në takimin e djeshëm, projekte këto, si vazhdimi i realizimit të fazës së dytë të transferstacionit, projekti për ndërtimin e impiantit për menaxhimin dhe pastrimin e ujërave të zeza, dhe rekostruimi i rrugës kryesore nga hyrja e qytetit deri tek shtëpia e shëndetit.”

“Me realizmin e projektit të menaxhimit të ujërave të zeza, projekt ky që është në fazën përfundimtare të kompletimit të projekt-dokumenacionit, Komuna e Bujanocit, do të bëhet komuna e parë në rajon që do të realizoj një projekt të tillë i cili përveç nevojave të komunës sonë mundëson edhe inkuadrimin e komunave tjera të interesuara për menaxhimin e ujërave të zeza. Ky projekt kap koston e mbi 7 milionë eurove” – theksoi Salihi.

Duke qenë të vetëdijshëm për koston e vazhdimit të fazës së dytë të transferstacionit dhe menaxhimit të ujërave të zeza, Salihi tha,  se “nga tre projektet e kandiduara, dje, në një të ardhme të afërt, presim të  fillojë realizimi i rekonstruimit të rrugës kyesore të qytetit të Bujanocit”

Në takimin e djeshëm, përveç përfaqësueseve lokal e qeveritar, present ka qenë edhe të gjithë drejtorët e ndërmarrjeve shtetërore të cilët vep[rojnë nën kompetencat e Ministrisë së Infrastrukturës, si drejtori i “Srbija PutevI”, “Hekurudhës”, “Korridorit”, e etj./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *