Komuna e Bujanocit ju bënë thirrje bujqëve lokal: Është arritur marrëveshje me Odën Agrare për të rifilluar me prodhimin e duhanit në Bujanoc (FORMULARI)

1477

    Përmes një njoftimi zyrtar, Komuna e Bujanocit, rrespektivisht, Shërbimi bujqësor njofton prodhuesit bujqësorë, veçanërisht bujqitë që janë të interesuar për kultivimin e duhanit, që mundë të aplikojnë për regjistrim me sipërfaqen dhe numrin e parcelës kadastrale në shërbimin bujqësor të administratës komunale të komunës së Bujanocit, Zyra Nr. 308.

Në njoftimin e Komunës së Bujanocit, thuhet:

Ju njoftojmë se Oda Agrare e Prodhuesve Bujqësorë të Serbisë dhe Komuna e Bujanocit kanë arritur një marrëveshje për të ndihmuar fermerët që përsëri të  fillojnë me  prodhimin e duhanit. Është dakorduar që të bëhen përgatitje cilësore për vitin e ardhshëm, pra   për vitin 2022, në mënyrë që të bëhet  gjithçka që është e nevojshme sipas Ligjit dhe  periudhës  agro-ekonomike  që kjo  prodhimtari  të jetë e  suksesëshme.

Oda Agrare së bashku me Agjencinë e Duhanit për marrjen e lejeve për prodhimin e duhanit  nga ne po  kërkojnë  listën e  prodhuesve të mundshëm si dhe sipërfaqet  me numër kadastral të parcelave në të cilat do të mbillet duhani si  dhe vendbanimet ku do të prodhohej duhani.

Mund të themi me siguri se Agjencia e Duhanit do të ishte shumë e lumtur të lëshonte të gjitha lejet e nevojshme për të rifilluar prodhimin në komunën e Bujanocit, ku tradicionalisht prodhohet duhani me cilësi më të lartë në rajon, është  siguruar edhe  kompanija që do të bënte kontrata me prodhuesit nën kushtet e tregut në kënaqësinë e të dyja palëve.

Për këto arsye, Shërbimi Bujqësor fton të gjithë prodhuesit e mundshëm të lajmrohen dhe regjistrohen. Regjistrimi bëhet në zyrën nr. 308 apo  përmes një formulari të plotësuar përmes faqes së internetit www.bujanovac.rs e të dërgohen në imejl adresën : poljoprivreda@bujanovac.rs

FORMULARI

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *